Në lidhje me seancën gjyqësore ndaj gazetarit Zoran Bozhinovski që zhvillohet sot, ka reaguar partia maqedonase LSDM, duke tërhequr vërejtjen për respektimin e ligjeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut edhe për gazetarin Bozhinovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia është vendi i të burgosurve dhe gazetarëve të shtypur dhe mediave jo të lira. Qeveruia mafioze ka llogaritur të gjithë kundërshtarët e tij që nuk kanë mendim të njëjtë, kurse veçanërisht goditën gazetarët për shkak të natyrës së profesionit të tyre. Raportet e të gjitha organizatave relevante ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Reporterëve pa kufinj dhe Freedom House, kanë konfirmuar se Maqedonia nuk është vend i lirë.
Rasti i gazetarit Zoran Bozhinovski, i cili është duke u mbajtur në paraburgim, edhe një herë konfirmon këto konstatime. Ne i bëjmë thirrje regjimit në largim të Nikolla Gruevskit që të ndalojë keqpërdorimin e institucioneve shtetërore dhe instalimet nga ‘tefteri’ i Jankullovskës që i llogarit të gjithë ata që kundërshtojnë një mendësinë dhe nuk vepron për pushtetin e tij mafioz”, thuhet në deklaratën e LSDM. /Telegrafi/ /Telegrafi/