Site icon Telegrafi

LSDM: Do të ketë përgjegjësi për gjithë keqpërdorimet e parave të qytetarëve

LSDM-ja përmes një kumtese thekson se do të ketë rënie reale të papunësisë dhe përgjegjësi për gjitha keqpërdorimet e parave të qytetarëve. Nga kjo parit thonë se, transparenca dhe përgjegjësia në udhëheqjen e shtetit janë vlerat e reja të qeverisë së tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët do ta dijnë dhe do të shohin çfarë keqpërdorime janë bërë dhe në çfarë janë harxhuar paratë e tyre në 11 vitet e kaluar. Për gjithë keqpërdorimet do të ketë përgjegjësi”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se ka përfunduar koha e shpërnguljes së të rinjve, largimi i të papunëve nga evidenca dhe numrat me porosi të institucioneve të kontrolluara nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version