Site icon Telegrafi

LSDM: A do të ketë guxim Mickoski të thotë se për çka angazhohet OBRM-PDUKM-ja, për ardhmëri apo izolim?

“10 vite, pas secilës paraqitje publike, në secilin program zgjedhor, OBRM-PDUKM-ja deklaronte se qytetarët do ta kenë fjalën e fundit për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, në referendum”, kumton LSDM-ja duke shtuar se tash kur është caktuar referendumi, dhe kur është arritur marrëveshja historike, Hirstijan Mickoski thotë se OBRM-PDUKM-ja nuk ka qëndrim.

“A do të ketë guxim Hristijan Mickoski të thotë se për çka është partia e tij OBRM-PDUKM? Pyetja është e thjeshtë, ose është për të ardhme dhe anëtarësim në NATO dhe BE apo është për izolim?”, thonë nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se nëse Mickoski nuk ju bën thirrje anëtarëve të OBRM-PDUKM-së të dalin në referendum dhe të zgjedhin të ardhmen do të vërtetojë se kanë gënjyer me vite dhe se në fakt janë për izolim.

Lexo po ashtu Mickoski: Angazhimi ynë ishte që të kemi pyetje të njëkuptimshme për marrëveshjen me Greqinë

“Për shkak amnistimit të kriminalitetit të OBRM-PDUKM-së, Mickoski përpiqet ta shtyj Maqedoninë në izolim dhe pasiguri. Maqedonia është shumë më e fortë se sa sjellja antishtetërore e Mickoskit dhe udhëheqja e OBRM-PDUKM-së” thonë në fund nga LSDM-ja duke shtuar se qytetarët dhe të gjitha forcat progresive që u bashkuan rreth të ardhmes së vendit nuk do të lejojnë Mickoskin ta shtyjë Maqedoninë në izolim të ri.

Ata thonë se më 30 shtator, qytetarët do të thonë po për të ardhmen e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version