Grupi parlamentar i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë ka dorëzuar në Kuvend një propozim-ligj për ndryshimin dhe shtimin e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, me të cilin kërkohet heqja e taksës radiodifuzive për Radio Televizionin e Maqedonisë (RTVM), transmeton Telegrafi.
Këtë propozim, LSDM e arsyeton me funksionimin e RTVM-së, duke e konsideruar se është në dëm të qytetarëve, prandaj propozojnë që RTVM-ja të financohet nga buxheti i shtetit, edhe atë 0.5% nga shuma e buxhetit në nivel vjetor, që d.m.th 885 milion denarë në vit.
Ndërkaq, ata që nuk kanë paguar taksën radiodifuzive janë përballur me bllokim të xhirollogarive, kurse kjo taksë u rrit nga 130 në 190 denarë./Telegrafi/