Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet thuhet se “pas injorimit për një dekadë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe të gjitha institucionet punojnë në sigurimin e ajrit të pastër dhe mjedisit të pastër jetësor”.
Ata thonë se injorimi për 11 vite për ajrin e ndotur nga ana e OBRM-PDUKM-së kontribuojë që ndotja e ajrit të jetë problem i madh, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pas injorimit për një dekadë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM bashkërisht me institucionet kompetente në nivel vendor dhe qendror vazhdimisht ndërmarrin masa ndaj ajrit të ndotur”, thuhet në kumtesën e partisë maqedonase në pushtet.
Nga LSDM përmendim disa masa siç janë mbjellja e fidanëve, furnizimi i autobusëve ekologjik, subvencionet për peletat dhe të tjera duke thënë se Qeveria mbetet e përkushtuar edhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Qëllimi, sipas LSDM-së, është që të ulet ndotja e ajrit për 50% për dy vite, ndërsa në nivel shteti nga 30-50./Telegrafi/