Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për progresin e shtetit. Nga LSDM thonë se Maqedonia ka shënuar progres të madh në të gjitha fushat.
“Në vend se të tentojnë të manipulojnë me opinionin, në OBRM-PDUKM duhet të informohen dhe mirë ta lexojnë Raportin e KE-së për progresin e Maqedonisë”, thonë nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti thonë se OBRM-PDUKM-ja duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për vjedhjet dhe ndasitë që ka bërë plot 11 vite dhe më pas të merr përgjegjësi dhe të mbështes ndryshimet që e çojnë Maqedoninë përpara.
“Maqedonia ka ecur para dhe kjo është pranuar nga të gjithë, përveç opozitares OBRM-PDUKM”, shtojnë nga LSDM./Telegrafi/