Telegrafi

LSDM: Të gjithë deputetët t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese

Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet, LSDM thuhet se “kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së dhe anti-perëndimorit Hristijan Mickoski nuk din se çfarë flet, as se çfarë bën, secilën ditë me deklarata të ndryshime, qëndrime të ndryshme, në konfuzion të plotë”.
“Aleksandar Nikolloski, i cili njëherit është edhe nënkryetar i OBRM-PDUKM-së pranoi se ai, anti-perëndimori Mickoski dhe kryesia anti-perëndimore e kësaj partie me muaj kanë gënjyer qytetarët. Marrëveshja e Prespës që e forcon dhe mbron identitetin dhe hapen perspektivat për anëtarësim në BE dhe NATO, që do të thotë realizim i interes strategjik të Maqedonisë”, kumtojnë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas LSDM-së, marrëveshje më të mirë nuk mund të ketë dhe se nuk do të ketë mundësi të këtillë për t’u përsëritur. Kjo, thonë nga LSDM, është arsye e fortë që të gjithë deputetët, posaçërisht deputetët e mbetur nga OBRM-PDUKM-ja, ta lëshojnë matricën kriminale të Gruevskit dhe Mickoskit dhe të përfshihen në procesin e porsafilluar në Kuvend që siguron të ardhme në BE dhe NATO.
“Tash, kur teksti i amendamenteve të Kushtetutës janë të përgatitura dhe të qasshme, të gjithë deputetët, edhe ata të OBRM-PDUKM-së, duhet t’i përkrahin, të shfaqin përgjegjësi para qytetarëve dhe bashkërisht të sigurojnë të ardhme në BE dhe NATO”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/