Nga partia në pushtet LSDM kanë reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së për partizimin e administratës shtetërore, duke i quajtur këto si të pa baza.
Koha e partizimit të institucioneve shtetërore dhe keqpërdorimin e administratës publike ka mbarua me rënien e pushtetit të OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga atje shtojnë se gjithashtu ka përfunduar koha e listave për punësim dhe fletoreve të zeza si të asaj të Gordana Jankullovkës.
Nga LSDM gjithashtu thonë se pas fillimit të procesit të reformave dhe profesionalizimit të administratës, institucionet sot punojnë në mënyrë më profesionale, të pavarura dhe në interes të qytetarëve.
Ata mohojnë akuzat e OBRM-PDUKM-së ku thonë se punësimi bëhet në mënyrë transparente, sipas ligjeve dhe kriteriumi vlen për të gjithë njëjtë./Telegrafi/