Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se është e dukshme eskalimi i frikës dhe panikut nga përgjegjësia në OBRM-PDUKM.
“Nga objekti i bardhë, simboli i korrupsionit sot edhe një herë vërtetuan se OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski, ekzekutuesi i Gruevski mbeten me regjimin, ku kujdesen për mbrojtje të krimit, mbrojtjen e kriminelëve dhe përpjekje dëshpëruese për shpëtim me protestë për padrejtësi”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti theksojnë se partisë opozitare nuk ju kaloi me sukses bllokimet dhe kërcënimet në Kuvend që ta ndalojnë procesin e miratimit të Ligjit për Prokurori Publike ndërsa tani, sipas LSDM-së, Mickoski dhe partia e tij protestojnë kundër drejtësisë, kundër përgjegjësisë dhe kundër gjyqësisë së pavarur.
Sipas tyre, OBRM-PDUKM marshin e nesërm e nisëm me urdhër të Gruevskit nga Budapesti.
“Mickoski, Gruevski dhe OBRM-PDUKM nuk mund të luftojnë për drejtësi. Nuk mund të sjellim drejtësi ata që sjellim padrejtësi, ata që janë arratisur nga drejtësia, ata që janë të bllokuar në krim dhe korrupsion. Luftimi për amnestimin e krimit të tyre nuk mund të jetë lutë për drejtësi”, shprehen nga LSDM./Telegrafi/