Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “të dielën qytetarët e sjellin vendimin historik për të ardhmen e tyre dhe për të ardhmen e shtetit”.
“Shumica dërmuese e qytetarëve të dielën do ta shfrytëzojë të drejtën demokratike, nuk do të mbesin në shtëpi por do të dalin dhe do të votojnë në referendum për të ardhmen’, kumtojnë nga partia maqedonase në pushtet LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se si do që të votojnë qytetarët në referendum, ajo do të ndikojë në jetën e tyre, ndaj të ardhmes së shtetit dhe ardhmërisë së qytetarëve. Qytetarët vendosin lirshëm pa presoni në referendum demokratike dhe, siç thonë ata, do të votojnë për Maqedoni evropiane.
“Institucionet kompetente punojnë profesionalisht dhe në mënyrë të përkushtuar garantojnë zbatimin e referendumit korrekt, të lirë dhe demokratik, ku vendosin qytetarët. E drejta e votës është e garantuar dhe e paprekshme dhe secili lloj i presionit, kërcënimit apo kanosjes ndaj procesit së votimit do të sanksionohet”, thonë nga LSDM-ja.
Sipas LSDM-së, qytetarët të bashkuar dhe masovikisht, lirshëm dhe pa presioni do të votojnë për në BE dhe NATO, dhe se, siç thonë ata, shumica dërmuese e qytetarëve do të rrethojë për Maqedoni evropiane./Telegrafi/