Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase në pushtet thuhet se se “përparimi në integrime, procesi i ratifikimit të protokollit në NATO dhe politikat e suksesshme seriozisht lëvizën ekonominë”.
“Parametra të shumtë ekonomik, tregojnë se vetëm për një vit nga intensifikimi i procesit integrues, përfitimet ekonomike janë reale të dukshme”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, për vetëm një vit paga mesatare është rritur për 7.5%, përkatësisht nga 22.850 që ka qenë gjatë dhjetorit të 2017-tës, në 25.784 denarë në dhjetor të vitit 2018.
“Integrimi e ktheu besimin në ekonomi, viti 2018 do të mbahet mend si vit me investime më të shumta të huaja prej 624.5 milion euro apo 276% mbi mesataren”, thonë nga LSDM duke përmendur uljen e papunësisë në 19.4% në tremujorin e fundit.
Në fund të njoftimit ata shtojnë se anëtarësimi në NATO dhe përparimi në integrimet me BE-në do ta përshpejtojnë rritjen ekonomike ndërsa ekonomia, siç thonë nga kjo parti, do të bëhet më konkurruese dhe më atraktive për investitorët./Telegrafi/