Telegrafi

LSDM: Do ta profesionalizojmë administratën shtetërore

LSDM-ja i është përgjigjur akuzave të OBRM-PDUKM-së për partizim të administratës, duke thënë se pas shteti do ta profesionalizojë edhe administratën lokale, që sipas tyre OBRM-PDUKM-ja ka punësuar 300 persona.

“OBRM-PDUKM-ja 11 vite ka keqpërdorur institucionet dhe ka partizuar shtetin me çka Maqedoninë e shndërruan në shtet të robëruar. Vetëm për disa muaj, prej tetorit 2016 deri 31 maj të këtij viti, Qeveria e OBRM-PDUKM-së ka angazhuar mbi 7 mijë persona në administratën shtetërore, ndërsa nga 1 qershore në komunat të cilat janë nën kontrollë të OBRM-PDUKM-së, janë punësuar mbi 300 persona”, tha në konferencë për shtyp, Bllagoj Boçvarski nga radhët e LSDM-së.

Ai shtoi se përmes planit qeveritar 3-6-9, ata kanë filluar proces për reforma themelore në administratën shtetërore dhe do të sigurojnë institucionet efikase dhe profesionale.

Boçvarski në fund shtoi se qytetarët e Maqedonisë meritojnë administratë që do të jetë në shërbim të tyre dhe do të realizojnë nevojat e tyre./Telegrafi/