Site icon Telegrafi

LSDM: Do ta kthejmë besimin tek vaksinat, pushteti aktual i blente me çmim më të lirë

LSDM-ja ka reaguar me shkrim ndaj deklaratave të ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili sot ju bëri thirrje prindërve që të mos e vonojnë vaksinimin e fëmijëve të tyre. Nga LSDM thonë se, është vonë që Todorov të kërkojë nga qytetarët të besojnë në vaksina dhe se ata do të kthejnë besimin tek vaksinat, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e re reformusese do të angazhohet në kthimin e vaksinave cilësore. Mosbesimin e qytetarëve tek vaksinat e ka shkaktuar pushteti aktual, i cili për fëmijët ka siguruar vaksina me çmim më të lirë”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/

Lexo po ashtu Todorov: Vaksinat janë të sigurta, të mos shtyhet vaksinimi i fëmijëve
Exit mobile version