Nga partia në pushtet LSDM thonë se me hapjen e thirrjes publike për blerjen e lëndës djegëse për mekanizëm bujqësor filloi zbatimi i masës për subvencionimin e shpenzimeve për blerjen e naftës për mekanizmin bujqësor, të quajtur ndryshe “naftë e gjelbër”.
“Masa do të përfshijë 55.000 fermerë me kultura bujqësore dhe kopshte, fruta dhe vreshta që do të mund të blejnë për 30 për qind më lirë naftën për mekanizimat e tyre. Në këtë mënyrë, ke bujqit kthehen rreth 200 milionë denarë ose më shumë se 3 milion euro, fondet të cilat janë siguruar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave përmes Programit për pagesat direkte për 2019”, deklarojnë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se me “naftën e gjelbër” do të ulen kostot e bujqve dhe do të rritet konkurrueshmërinë e prodhimit bujqësor, ndërsa naftën e subvencionuar do të mund ta sigurojnë edhe bujqit e vegjël./Telegrafi/