LSDM i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Novo Sellës Boro Stojçev, që të jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të komunës dhe njoftuan se është filluar procedura e përjashtimit të tij nga partia.
Deputeti i LSDM Kostadin Kostadiov, sot në konferencë për shtyp tha se prej kur është arrestuar Boro Stojçev, partia e ka shkarkuar nga posti i kryetarit të organizimit komunal të LSDM-së në Novo Sellë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri në fund të vitit Sojçev duhet të kthehet në funksion, pas Gjykata e Apelit ia uli dënimin nga 18 muaj në gjashtë muaj burg për kontrabandë me cigare./Telegrafi/