Site icon Telegrafi

LSDM: “Standard and Poor’s” i vërtetoi politikat e dëmshme ekonomike, urgjentisht duhet qeveri reformuese

LSDM-ja përmes një komunikate ka reaguar pas publikimt të rangimit të Maqedonisë nga Agjencia kreditore “Standard & Poor’s”. Social-demokratët thonë se kjo agjenci i vërtetoi politikat e dëmshme ekonomike të pushtetit dhe se sipas tyre, duhet urgjentisht qeveri e re reformuese, njofton Telegrafi Maqedoni.

“”Standard & Poor’s” vërtetoi rangimin e ulur kreditor të vendit në BB-, me çka edhe një herë u tregua se politikat ekonomike të qeverisë së deritanishme janë të dëmshme për qytetarët, për shkak se mes tjerash e kanë futur vendin në rang me vendet me rrezik për kreditim. Gjatë 10 viteve të kaluara, për shkak të borxhit të pakontrolluar dhe për shkak të udhëheqjes jotransparente të financave publike, kjo agjenci kredituese dy herë ka zvogëluar rejtingun kreditor për vendin, herën e parë në 2009 në BB dhe për herë të dytë në 2013 në BB-“, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/

Lexo po ashtu “Standard & Poor’s” konfirmon rangimin kreditor për Maqedoninë
Exit mobile version