Telegrafi

LSDM: Spitali i Shkupit nuk pranon raste urgjente për shkak të ashensorit (Dokument)

LSDM-ja përmes një komunikate të dërguar për media njofton se spitali i Shkupi nuk i pranon rastet urgjente, për shkak të siç thonë, nuk punon ashensori. Nga LSDM-ja i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që siptali i qytetit në Shkup menjëherë të jetë në dispozicion të qytetarëve dhe të pranojë rastet urgjente, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Spitali i qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, ka 9 ditë që nuk pranon raste urgjente për arsye skandaloze- ashensori qenka i prishur. Në Spital ka një njoftim nga drejtoresha Jasminka Çabukovska, deri tek mjekët dhe personeli mjekësor, që rastet urgjente të drejtohen në shtëpitë e tjera shëndetësore. Njoftimi është publikuar më 10 shkurt dhe në të qëndron se ashensori do të rregullohet në afat prej 3 ditësh, deri më 13 shkurt. Sot jemi 19 shkurti dhe ashensori në Spitalin e qytetit akoma nuk punon. Njerëzit nuk janë të informuar se ardhja deri në Spital është vetëm humbje kohe”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/