Telegrafi

LSDM sot zgjedh kryeministrin teknik

Sot partia maqedonase në pushtet LSDM do ta shpallë kandidatin për kryeministër teknik ndërsa për këtë funksion përmenden dy emra, gjegjësisht i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskit dhe ministres së Politikë dhe Punës Sociale.

Njëri prej këtyre dy ministrave me siguri do të zëvendësojë kryeministrin Zaev i cili më tre janar duhet të japë dorëheqje pikërisht 100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Interesant është fakti që Spasovskid dhe Carovska janë të vetmit ministra të cilët duhet të japin dorëheqje për shkak se në vend të tyre duhet të vinë ministrat nga radhët e opozitës maqedonase.

Sipas vlerësimeve të LSDM, Spasovski dhe Carovska kanë kredibilitet të madh në publik dhe janë nënkryetarë të partisë./Telegrafi/