LSDM sot duhet të kthehet në Kuvend që t’i votojë ndryshimet ligjore të Ligjit për zgjedhje që dalin nga Marrëveshja e Përzhinos, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kodi zgjedhor duhet të plotësohet sot, sipas marrëveshjes, në pajtim me marrëveshjen e mëposhtme lidhur me Listën e votuesve. Sipas shtojcës A, të përgatitur nga KShZ lidhur me kontrollin e gërshetuar të dhënave, persona do të vendosen në një pjesë plotësuese të Listës zgjedhore dhe e drejta e tyre e votës nuk do të kontestohet. Sa i përket Shtojcës B të përgatitur nga KShZ lidhur me kontrollin e kryqëzuar të dhënave, 39502 persona do të publikohen nga KShZ brenda 3 ditësh pas miratimit të ndryshimeve të Kodit zgjedhor. Këto të dhëna do të bëhen publike dhe personat e prekur mund të bëjnë verifikim në KShZ gjatë afatit 25 ditor nëse do të mbeten në listën zgjedhore. /Telegrafi/