Telegrafi

LSDM: S’ka fund dyfytyrësia e OBRM-PDUKM-së

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar për mediat LSDM thotë se “nuk ka fund dyfytyrësia e OBRM-PDUKM-së, kjo parti vazhdon të rrezikojë shëndetin publik dhe pa turp i keqpërdor fatet njerëzore për ta shpëtuar humbësin Mickoski”.

“Nga OBRM-PDUKM që nga fillimi i pandemisë pamë opstruksione, kritika dhe sjellje dyfytyrëshe. Ministri i tyre i MPB-së, Naqe Çulev nuk dënonte për mosrespektim tv masave, ndërsa ministrja shtesë e Financave, Gordana Koçovksa Dimitrievska i pengoi mjetet nga Banka Botërore për të marrë pajsije për COVID-19 bë spitale dhe menaxhim punonjësit shëndetësor”, thonë nga kjo parti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se OBRM-PDUKM kanë dëshiruar të anulojnë zgjedhjet në vjeshtë për shkak COVID-19 ndërsa gjatë gjithë fushatës kishin takime me mbledhje dhe injorim të masave.

“Pas zgjedhjeve, vazhdoi pengimi dhe sabotimi i sistemit dhe masave në Kuvend”, thonë nga LSDM./Telegrafi/