LSDM sot përmes një kumtese me shkrim dërgoi kritika deri tek OBRM-PDUKM-ja për gjendjen e shëndetësisë, duke vlerësuar se mbyllja e disa reparteve Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” është pasoja e parë konkrete nga bllokimi i formimit të qeverisë së re, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Nëse do të kishte sot qeveri të re reformuese, do të zgjidhej problemi me kuadrin në spitalin 8 Shtatori dhe ai nuk do të kishte reparte të mbyllura dhe do të punonte me kapacitet të plotë. Nëse OBRM-PDUKM-ja nuk i pengon proceset demokratike, sot do të shqyrtohej propozimi për rritjen e pagave të mjekëve dhe specialistëve, ndërsa mjekët të cilët janë liruar prej obligimeve administrative plotësuese në vendin e punës dhe do t’i kushtoheshin mjekimit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Sipas tyre, OBRM-PDUKM-ja për dhjetë vjet e ka shkatërruar shëndetësinë dhe tani, sipas tyre, i bllokon ndryshimet të cilat duhet të sjellin shëndetësi cilësore dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët./Telegrafi/