Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “kandidatja e Hristijan Mickoskit, Gordana Siljanovska është e mbështetur nga kriminelët si Igor Jug, si dhe nga Nikolla Gruevski, kriminel i arratisur”.
“Kjo është arsyeja se përse Siljanovska nuk e dënoi dhunën e 27 prillit, për shkak se heshti dhe nuk e dënoi regjimin kriminal të Nikolla Gruevskit”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siljanovska, sipas LSDM-së, tregoi padituri në fushat kyçe të sigurisë dhe armatës, nuk ofroi asgjë përveç mbrojtjes së krimit të regjimit.
“Qytetarët do ta mposhtin konceptin e Mickoski për kthim prapa, që e përfaqëson Siljanovska dhe nuk do të lejojnë që në krye të shtetit të vijë ndonjë që mbështetet nga dhunues dhe kriminelë”, thonë nga LSDM duke shtuar se më 21 prill qytetarët do të mbështesin e Stevo Pendarovskin që çon përpara dhe siguron drejtësi, siguri dhe siç thonë nga kjo parti, të ardhme për të gjithë./Telegrafi/