Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se Hristijan Mickoski edhe drejtpërdrejtë e demantoi kandidaten e tij Gordana Siljanovska, e cila sipas LSDM-së, rrejshëm dhe në mënyrë të pasinqertë u prezantua se është kandidat mbipartiak.
“Mickoski porositi se Siljanovska është më shumë se OBRM-PDUKM, se sa shumë tjerë në parti. Ra tentimi i Siljanovskës që rrejshëm të paraqitet si kandidate mbipartiake”.
“Për vetëm tre ditë, Siljanovska ka plasuar tre gënjeshtra të mëdha me çka u profilizua si mbështetëse e gënjeshtrës dhe lajmet e rreme të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se qytetarët nuk pranojnë kandidat presidencial që t’i gënjejë, të flet një, të bëjë tjetër./Telegrafi/