Nëpërmjet një njoftimi nga partia në pushtet LSDM thuhet se “kandidatja e Hristijan Mickoskit, Gordana Siljanovska është dorë e zgjatur e gruevizmit që iu nënshtrua dhe që e promovon”.
Sipas LSDM-së, Siljanovska nuk dënon dhunën, përkundrazi, mbron dhunuesit e 27 prillit njësoj siç e bënë Mickoski dhe Gruevski, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ajo nuk ka turp që është e mbështetur nga një strukturë partiake ku kryesia është e dyshuar për hyrjen e dhunshme në Kuvend kur ndodhi tentim vrasja dhe tentimi për grushtet dhe shkelje të rendit kushtetues”, thonë nga LSDM.
LSDM thotë se Siljanovska nuk është e sinqertë me qytetarët kur paraqitet si kandidate mbipartiake dhe se ajo promovon politikat e OBRM-PDUKM-së për mbrojtjen e krimit dhe dhunës./Telegrafi/