Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “kandidatja e Mickoskit, Gordana Siljanovska Davkova nuk i respekton qytetarët, nuk e respekton opinionin dhe nuk i respekton mediat dhe gazetarët”.
“Siljanovska iku të përgjigje në pyetjet e parashtruara nga qytetarët në ‘Facebook’ faqen e AIM, iku nga ballafaqimi me gazetarët e Telmës në emisionin “Zheshko stollçe” dhe iku nga debati me aktivistët e revolucioni laraman”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Siljanovska përveç që ikën, ajo edhe hesht dhe kështu hesht për regjimin kriminal por edhe se sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev është nën hetime.
“Nga Gordana Siljanovska opinionim qytetarët nuk kanë dëgjuar asnjë fjalë për dhunues e 27 prillit, dhe nuk deklaroi nëse është e mbështetur nga kriminelë luftarakë dhe nga i arratisuri Nikolla Gruevski”, thonë nga LSDM duke shtuar se Siljanovska aspak nuk është simbol i drejtësisë por se është shembull tipik i profiterit tranzicional dhe simbol i nepotizmit dhe keqpërdorimeve./Telegrafi/