Site icon Telegrafi

LSDM: Shumica parlamentare do të jetë më e vendosur në Kuvend

Përmes një kumtese dërguar mediave, LSDM-ja bën të ditur se shumica parlamentare do të jetë më e vendosur në realizimin e zgjedhjes së qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Maqedonia është demokraci parlamentare dhe se ka një shumicë parlamentare prej 67 deputetëve që kanë të drejtë dhe obligim për të zgjedhur Kryetarin e ri të Kuvendit dhe Qeverinë e re.

Prandaj, LSDM-ja u bën thirrje OBRM-PDUKM-së që në Kuvend që të lejojnë vazhdimin e proceseve demokratike, duke shtuar se ska marrëveshje me kriminelë dhe ska as amnesti./Telegrafi/

Exit mobile version