Telegrafi

LSDM: Shumica parlamentare po rritet

Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM po rritet, si një hap përpara për zgjerimin e aleancës në mbështetje të anëtarësimit në BE. Këshilli Ekzekutiv (KE) i LSDM-së njëzëri ka vendosur që të vazhdojnë bisedimet me Aleancën për Shqiptarët për hyrjen e kësaj partie në koalicionin qeveritar, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Bashkëpunimi me Aleancën do të jetë një vlerë e shtuar për qytetarët dhe shtetin në zbatimin e agjendës evropiane. Në të njëjtën kohë, kjo paraqet një diferencim të qartë nga OBRM-PDUKM dhe Levica, dy partitë politike në Kuvend që janë kundër BE-së. Planet e Mickoskit për shumicë parlamentare, të cilat ai i shpalli në fillim të vitit, sërish dështuan.

Mickoski nuk ka 61 deputetë, nuk ka shpërbërje të Kuvendit, përkundrazi, shumica parlamentare e LSDM-së po rritet. Dhe një vit më parë Mickoski tha se ka shumicë të re parlamentare dhe më pas është rritur shumica e tanishme e qeverisë.

Në një periudhë kur shanset për anëtarësimin e shtetit në BE deri në vitin 2030 janë më reale, të gjitha partitë politike kanë përgjegjësinë në ndërtimin e një konsensusi për hyrjen në BE”, thonë nga LSDM./Telegrafi/