Telegrafi

LSDM: Më shumë mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta, gjithsej do të aktivizohen 720 asistentë arsimor

Nga viti i ri shkollor numri i asistentëve arsimor do të rritet në 720, nga 500 sa ishte deri më tani, informuan sot nga LSDM, duke shtuar se me këtë ngrihet niveli i gjithëpërfshirjes në sistemin arsimor.

“Angazhimi i asistentëve arsimorë për nxënësit me nevoja të posaçme që ndjekin shkollat ​​e rregullta fillore nuk është më një shqetësim dhe shpenzim për familjet e nxënësve. Vitin e kaluar janë punësuar 500 asistentë arsimorë në të gjithë vendin. Nga viti i ardhshëm shkollor, duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e prindërve, numri i asistentëve arsimor do të shkojë në 720. Sot tashmë është publikuar shpallja për punësimin e 200 asistentëve në 16 komuna të vendit. Në këtë mënyrë, nga viti shkollor 2022/2023, do të rritet mbështetja e nxënësve me aftësi të kufizuara që do të kenë asistent arsimor dhe do të punësohen 200 persona shtesë në sistemin arsimor”, theksoi Daniela Nikollova, deputete e LSDM-së.