Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se Ligji për tregjet e gjelbra është shtyrë dhe se po punojnë për zgjidhje në interes të bujqve, parazaxhinjve dhe ekonomisë së vendit.
Ata thonë se shumica parlamentare dje në seancë kuvendare e anuloi zbatimin e Ligjit për tregti në tregjet e gjelbra, me qëllim që të gjejnë zgjidhje adekuate dhe të pranueshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Me shtyrjen krijohet hapësirë për konsultime dhe debate mes palëve të prekura. Është e nevojshme që institucionet, shitësit dhe organizatorët e tregjeve të diskutojnë në tavolinë përbashkët me qëllim që të përmirësohet organizimi i punës së tregtarëve dhe të vijmë deri tek një zgjidhje që do të mbrojë gjitha palët e prekura”, thonë nga LSDM.
Ndryshe, Ligji i ri për tregjet e gjelbra i cili hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti, parashihte që pazarxhinjtë të posedojnë licenca për tezgat, ndërsa këtë ua mohonte në tërësi pensionistëve./Telegrafi/