Site icon Telegrafi

LSDM: Shteti do të shpëtojë vendet e punës dhe kompanitë

Për të kapërcyer më lehtë dhe me efikasitet pasojat ekonomike të coronavirusit, qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi përparësi dhe synime të qarta, ndërsa kjo është shpëtimi i çdo vendi të punës dhe çdo ndërmarrje, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në deklaratë, ata thanë që për të kapërcyer pasojat e krizës, është miratuar një Dekret me forcë ligjore, i cili parashikon përjashtim nga pagesa tatimeve mbi të ardhurat personale dhe tatimit mbi fitimin për muajt mars, prill dhe maj 2020.

“Të njëjtat janë të destinuara për persona juridikë të prekur direkt nga kriza e coronës. 254 kredi tashmë janë aprovuar për ndërmarrjet e vogla, mikro dhe të mesme nga linja e kreditit pa interes të Bankës për Zhvillim. Deri më tani, mbi 1.050 aplikime për hua pa interes janë dorëzuar në Bankën për Zhvillim.

Paketa e dytë e masave ekonomike është duke u zhvilluar, e cila përfshin 14.500 denarë në muaj për çdo punonjës, ndihmë për sportistët prej 14.500 denarë, ndihmë për artistët dhe ndihmë në para për qytetarët që humbën vendin e punës për shkak të krizës”, thonë nga LSDM-ja.

Exit mobile version