Telegrafi

LSDM: Seanca për ndryshimet kushtetuese do të tregojë se kush është “për” dhe “kundër” BE-së

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se seanca për ndryshimet kushtetuese do të tregojë se kush është “për” dhe “kundër” BE-së.

“Nuk ka më vend për Hristijan Mickoskin dhe manipulimet e tij para opinionit. Seanca e sotme në Kuvend, ku do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese, do të tregojë nëse Mickoski dhe  janë pro apo definitivisht kundër BE-së”.

“Ndryshimet kushtetuese e forcojnë karakterin multietnik dhe identitetin maqedonas, sepse gjuha maqedonase është e njohur në BE dhe me kornizën negociuese dhe për shkak të definimit të veçantisë maqedonase”.

“Por Mickoski me shumë lehtësi thotë se është i gatshëm ta bllokojë të ardhmen evropiane të qytetarëve të vendit, ashtu si Gruevski. Seanca është mundësia e fundit që Mickoski të tregojë nëse ka zgjedhur integrimin në BE apo është për izolim, i ulur në prehrin e “Të majtës””.

“Nëse zgjedh “Të majtën dhe bllokun antievropian, Mickoski haptazi qëndron kundër Maqedonisë, kundër interesave të larta kombëtare dhe shtetërore të shtetit anëtar të Maqedonisë në BE”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.