LSDM-ja me një komunikatë drejtuar Telegrafit në Maqedoni thotë se së shpejti do të ç’bllokohet vendi dhe kriza politike duke garantuar se kryetari i ri i Kuvendit do të lëviz çështjet përpara, për të zgjedhur qeverinë e re.
”Maqedonia e ka patjetër të shkoj përpara. Kuvendi së shpejti do ta zgjedh qeverinë e re të reformave. Me shumë vëmendje, si deri tani, ne do të veprojmë që të respektojmë vullnetin e shumicës së qytetarëve të vendit. Askush nuk ka të drejtë që ta pengoj vendin që të ecë përpara.” shkruajnë nga LSDM. /Telegrafi/