Telegrafi

LSDM së shpejti duhet të vendos për emrin e kryeministrit teknik

Koordinatori grupit kuvendar të LSDM-së, Jovan Mitrovski, kryesia e, LSDM-së duhet të mbajë takim ku do të bisedohet për emrin e kryeministrit teknik ndërsa për këtë do të njoftohet edhe opinioni.

Ai nuk dëshiroi të vërtetojë informacionet se ministri aktual Oliver Spasovski do të jetë kryeministër teknik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryesia do të sjell vendimin. Kur do të jetë ky vendim, a do të jetë sot apo gjatë periudhës që vjen do të njoftoheni. Deri në atë moment nuk dua të spekuloj”, tha Mitrovski.

Javën e ardhshme pritet që kryeministri dhe kryetari i LSDM, Zoran Zaev të bmajë takim me partenrët e koalicionit ku do të bisedohet për propozim të kryeministrit teknik.