Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se nuk do të lejojnë që vendi të kthehet prapa. Si përgjigje për deklaratat e OBRM-PDUKM-së, nga LSDM thonë se vendi do të vazhdojë drejt NATO-s dhe BE-së.
“Paralajmërimet e OBRM-PDUKM-së se angazhohet për anulimin e Marrëveshjes së Prespës, paraqesin kërcënim të drejpërdrejtë për anëtarësimin në NATO dhe BE. Pikërisht politikat e LSDM-së dhe Marrëveshja e Prespës i kanë siguruar vendit tonë ulëse në NATO, si anëtarja e 30-të”, thonë nga LSDM.
Nga kjo parti kërkojnë që OBRM-PDUKM-ja t’i sqarojë deklaratat e tyre në lidhje me Marrëveshjen e Prespës.
“Qëndrimet e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së janë të papërgjegjshme, anti-shtetërore dhe në kundërshtim me qëllimet strategjike të shtetit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/