Telegrafi

LSDM: Sazdov e pranoi, Gruevski sillet si të ishte kryetar i qeverisë (Video)

Deputeti nga OBRM-PDUKM, Pavle Sazdov, në një emision debativ në TV21, e pranoi se Gruevski edhe pse ka kohë që nuk është kryeministër, ai sillet si të ishte kreu i qeverisë, thonë kështu nga LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është dëshmi se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë një ndarje të partisë-shtetit. Shikoni, deputeti i PDUKM-së, Pavle Sazdov, aq shumë është në kundërshtim me të vërtetën, çka edhe vet ai mendon se ka nga ata që besojnë në marrëzirat e tyre”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. /Telegrafi/