Telegrafi

LSDM: Sa u pasurua Mickoski me ndihmën e Qeverisë së Nikolla Gruevskit?

Partia opozitare maqedonase LSDM reaguan ndaj konferencës së zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski duke pyetur se sa para përfitoi Mickoski me ndihmën e Qeverisë së Nikolla Gruevskit.

“Pse nuk del Mickoski të tregojë se sa ka përfituar? Sa është pasuruar gjatë këtyre viteve nga Qeveria e Nikolla Gruevskit”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së, qytetarët e dinë se Mickoski ka qenë këshilltar i Gruevskit për energjetikë dhe Komisioni Anti-korrupsion ka hapur lëndë për hidrocentralet e tij.

“OBRM-PDUKM është parti simbol për tenderë të kurdisur”, thonë nga LSDM duke thënë se kryetari i LSDM-së, Zaev nuk ka rol në asnjë kompani.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM akuzon Zaevin se firmat e familjes së tij po zgjerohen

Ata shtojnë se firmat e familjes Zaev po punojnë në mënyrë ligjore dhe nuk kanë fituar asnjë denar nga buxheti shtetëror dhe se nuk marrin pjesë në asnjë tender shtetëror./Telegrafi/