LSDM-ja u është kundërpërgjigjur kritikave të OBRM-PDUKM-së rreth aspekteve ekonomike të qeverisjes së Zaevit.
Sipas tyre, rritja e prodhimit industrial paraqet sinjal pozitiv dhe vërtetim për politikat e suksesshme ekonomike të tanishme.
Kjo parti thotë se me menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike, ndalimin e harxhimeve jofitimprurëse, uljes së borxhit publik dhe shtetëror, etj, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, e ka stabilizuar ekonominë./Telegrafi/