Telegrafi

LSDM: Rritja e pagës mesatare është për shkak të politikave të qëndrueshme ekonomike

Nga partia në pushtet LSDM-në thonë se ata kanë rritur pagat shumë më shpejt, paga mesatare në gusht të këtij viti u rrit prej 3.8 përqind.

“Paga mesatare në gusht 2019 u rrit për 3.8 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe tani është 25.127 denarë. Kjo është i fundit në një seri treguesish pozitivë të suksesit të politikave ekonomike të LSDM-së dhe qeverisë që drejton.

Kjo rritje e pagës mesatare është për shkak të ekonomisë së qëndrueshme, por edhe të rritjes së pagës minimale, të cilën për pak më shumë se dy vjet u rritë për 5.500 denarë”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se në vetëm dy vjet e 3 muaj, LSDM ngriti pagën mesatare më shumë sesa OBRM-PDUKM për 7 vjet!

“Paga mesatare neto për punonjës në maj 2010 ishte 20.798 denarë, ndërsa në maj 2017.22 889 denarë, që mezi janë rritur 2 mijë denarë për 7 vjet.

LSDM-ja rriti pagën mesatare me 2.300 denarë në vetëm 2 vjet dhe 3 muaj”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.