Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve në vend dhe do të sigurohen më shumë para për qytetarët.
“Me rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë, mbi 90.000 punëtorë në të gjitha degët ekonomike fitojnë paga më të mëdha. Nga prilli i këtij viti, paga minimale harmonizohet konform Ligjit për pagë minimale dhe arrin 12.507 denarë neto. Është hapur proces për rritje të re të pagës minimale në 13.000 denarë, për rritjen e ndihmës sociale për më shumë se 300%”.
“Janë rritur pagat për 5% dhe 19% për të punësuarit në shëndetësi, arsim, kopshte, kulturë, mbrojtje, polici, sektorin publik”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se do të vazhdojnë me realizimin e masave që sigurojnë paga më të larta, rritje ekonomike, më shumë para dhe standard më të mirë jetësor për të gjithë qytetarët./Telegrafi/