Demonstrimi i forcës nga MPB, këtë herë ndaj profesorëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup është shprehje e pafuqisë së pushtetit kriminal, njofton LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Është e palejueshme që në një institucion siç është universiteti, njësitë speciale të MBP të hyjnë kur të duan dhe të kryejnë aksione spektakolare për vepra për të cilët dihet se si veprohet në botën e civilizuar. Mënyra se si mbrëmë u realizua aksioni me policë special tregon se Nikola Gruevski dhe Mitko Çavkov dëshirojnë që frikën e tyre ta fshehin me frikësim të profesorëve universitarë“, thuhet në njoftimin partiak.
Njëkohësisht nga LSDM e pyesin rektorin e UKM, Velimir Stojkovksi a do ti sqarojë opinionit publik nëse ka dhënë pëlqim për këtë aksion të MPB dhe nëse ky është një dënim për pa dëgjueshmërinë e Fakultetit Ekonomik ose porosi për ndonjë veprim të ardhshëm të MPB ndaj profesorëve nga UKM./Telegrafi/