Telegrafi

LSDM: Regjistrimi i suksesshëm sjell përfitime të mëdha

Përmes një komunikate të LSDM-së thuhet se pas 20 viteve, Maqedonia e Veriut arriti të ketë regjistrim të suksesshëm sipas praktikave ndërkombëtare dhe standardeve të EUROSTAT.

Nga LSDM shtojnë se regjistrimi i popullsisë është përshëndetur nga Komisioni Evropian, ndërsa regjistrimi në vete sjell përfitime të mëdha për zhvillim ekonomik dhe politika të reja.

“Qeveria, institucionet dhe kompanitë tani kanë të dhëna të sakta në të cilat do të bazohen masat dhe politikat e ardhshme. Në bazë të këtij operacioni statistikor, qeveria do t’i ndajë mjetet për financimin e projekteve”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, tani investitorët e huaj do të kenë pasqyrë të saktë të forcës punëtore dhe do të ndihmojë në investimet e ardhshme./Telegrafi/