LSDM-ja ka vazhduar me kumtesat për mediat. Në atë të fundit ata bëjnë thirrje për qetësi, duke theksuar se dhunuesit do të përgjigjen, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Regjimi nuk do t’i ndalojë proceset demokratike. Shumica parlamentare do të zbatojë vullnetin e qytetarëve për Maqedoni të drejtë dhe demokratike. Në momentin me më shumë rreziqe të Maqedonisë, dhunës së përgjakshme e krijuar nga regjimi i Gruevskit, LSDM-ja bën thirrje për qetësi maksimale nga çdo qytetar”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/