Telegrafi

LSDM: Reformat sociale japin rezultate, janë punësuar 370 qytetarë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se përmes masave të përgjegjshme të tyre, është rritur kujdesi për qytetarët.

Ata thonë se përmes rritjes së ndihmës sociale për 300 përqind dhe ndihmës për punësim, është ulur varfëria e këtyre kategorive të qytetarëve.

“Fakt për këtë është se vetëm për 6 muaj pas zbatimit të reformës sociale, tanimë 370 shfrytëzues janë punësuar. Janë 370 persona të cilët punojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk presin nga shteti. Për momentin gjithsej 27 mijë familje marrin të ardhura minimale të garantuara, ndërsa 8500 fëmijë marrin shtesë arsimore”, thonë nga LSDM.

Ata thonë se për personat më të rritur të cilët nuk kanë të drejtë për pension dhe nuk kanë burim tjetër për ekzistencë, kanë siguruar pension social ose pension shtetëror, në të cilin janë përfshirë mbi 4 mijë shfrytëzues./Telegrafi/