Site icon Telegrafi

LSDM: Me rebalancin e buxhetit janë siguruar më shumë para për qytetarët

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se rebalanci i buxhetit që u miratua nga qeveria, siguron më shumë para për qytetarët.

Ata thonë se janë siguruar 200 milionë denarë shtesë për politikat aktive dhe masat për mbështetjen e punësimeve, por edhe për masën e re për të punësuarit e rinj në prodhimtari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Janë siguruar 400 milion denarë për të subvencionuar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për kompanitë që do të rrisin pagat e punonjësve të tyre deri 100 euro. Kjo masë ul ekonominë gri dhe pagat e parave të gatshme, por gjithashtu do të rrisë hyrjen e fondeve në fondin e pensioneve”.

“193 milion denarë janë siguruar për blerjen e barnave për sëmundje të rralla dhe insulinë, ndërsa 660 milion denarë janë transferuar në Fondin Shëndetësor për ushtrimin e qetë të të drejtave të kujdesit shëndetësor”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se përkrah këtyre masave do të vazhdojë edhe trendi i rritjes së pagave./Telegrafi/

Exit mobile version