Nëpërmjet një njoftimi, LSDM thotë se “për 11 vite regjimi kriminal në të cilin pjesë ishte edhe Mickoski e çoi ekonominë në gunj, ndërsa qytetarët po fundoseshin në varfëri dhe borxhe”.
“Politika të tilla kriminale të OBRM-PDUKM-së dhe mentorit të Mickoskit, Nikolla Gruevskit rezultuan me rrënie të ekonomisë prej 11.8% në tremujorin e fundit të regjimit”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, LSDM për dy vite e gjysmë me politika e ktheu besimin në ekonomi dhe ndërtoi ekonomi stabile dhe zhvillimore me rritje prej 3.6%.
Ata shtojnë se për dallim nga koha e OBRM-PDUKM-së kur paratë përfundonin te partia dhe në projekte kriminale, tani paratë përfundojnë te qytetarët.
“Ky është dallimi mes OBRM-DUKM-së dhe LSDM-së”, shprehen nga LSDM./Telegrafi/