“Është hipokrizi dhe jo seriozitet që OBRM-PDUKM të flet për shtet të kapur, sepse Maqedonia me vitet është karakterizuar si shtet i kapur pikërisht për shkak qeverisjes kriminele të tyre”.
Kështu kanë thënë nga LSDM, duke shtuar se ata së bashku me shumicën e qytetarëve kanë çliruar shtetin e kapur dhe liria ka ardhur për të gjithë, si për liberalët dhe demokratët, ashtu edhe për konservativët dhe nacionalistët.
“OBRM-PDUKM është partia e bllokuar në nacionalizëm dhe ndarje. OBRM-PDUKM nuk mund të funksionon në kushte të lirisë dhe për këtë shkak duhet të tërhiqet dhe të lejon anëtarësinë e vet që të marrin pjesë në proceset demokratike. Mickoski duhet të kërkoj falje për atë që partia e tij e dërgoi shtetin në kolaps dhe në mosmarrëveshje me tërë botën demokratike”, thuhet në reagimin LSDM-së./Telegrafi/