Telegrafi

LSDM: Rasti “Titanik” tregon se anketat e Institutit të Bozhinovskit janë të rreme

Bisedat e përgjuara që u dëgjuan sot në rastin “Titanik” kundër ish-udhëheqjes së lartë të OBRM-PDUKM-së janë një konfirmim tjetër i abuzimeve që regjimi bëri për 11 vjet, thonë nga LSDM-ja.

“Sot, opinioni edhe njëherë dëgjoi se si dikur po urdhëroheshin dhe shpërndaheshin në opinionit anketa të rrejshme përmes të cilave manipuloheshin qytetarët.

Anketat e Bozhinovskit të urdhëruara mbi parimin “alo mile”, gjë që dëshmon më tej se anketat e Institutit për Demokraci janë të rrejshme dhe vetëm në funksion të OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM nuk mund të funksionojë në kushte të drejta dhe demokratike, për ta është e rëndësishme vetëm interesi partiak dhe mbrojtje e krimit.

Qytetarët e mposhtën regjimin. OBRM-PDUKM dhe një sjellje e tillë janë të kaluara””, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/