Site icon Telegrafi

LSDM: Qytetarëve ju duhen institucione funksionale, zgjedhjet duhet të mbahen menjëherë pas stabilizimit të pandemisë

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “qytetarëve ju nevojiten institucione funksionale, kthim në integrimet evropian dhe menjëherë pas stabilizimit të epidemisë, në afatin e parë të mundshëm duhet të mbahen zgjedhjet”.

“Menjëherë pas vërtetimit të epidemiologëve dhe ekspertëve shëndetësor se virusi është nën kontroll të plotë, duhet të vazhdojë procesi zgjedhor dhe aktivitetet zgjedhore”, shprehen nga LSDM, duke thënë se menaxhimi me pandeminë e coronavirusit ndaloi procesin zgjedhor njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, demokracia kërkon që Kuvendi të kontrollojë pushtetin ekzekutiv dhe të sjell vendime të reja, me mandat të plotë nga qytetarët.

“Përgjegjësia e partive politike dhe institucioneve është që të bëjnë gjithçka, që sa më shpejt ta sigurojmë përditshmërinë normale të qytetarëve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version