LSDM sot përmes një kumtese në Telegrafi Maqedoni ka bërë thirrje që të mos u nënstrohen provokimeve, kurse ka fajësuar OBRM-PDUKM se kryen presion ndaj KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Procesi i numërimit dhe shpalljes është pjesë e rëndësishme e zgjedhjeve demokratike përshkak se OBRM-PDUKM duhet të ndalojë presionin ndaj KSHZ-së, kurse ky institucion të mbetet deri në fund konform procedurave ligjore’, thuhet nga LSDM.
LSDM ka akuzuar se udhëheqësia e OBRM-PDUKM dëshiron skenarin për përleshje mes qytetarëve sepse, siç thuhet, janë të frikësuar nga përgjegjësia kriminale që i kanë bërë. /Telegrafi/