Site icon Telegrafi

LSDM: Qytetarët nuk do të votojnë asnjëherë për regjim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se koha e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevskit dhe këshilltarit të tij Hristijan Mickoski do të mbahet mend si kohë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, rënie të prodhimtarisë vendore për 25% dhe import të rritur të energjisë elektrike për 38%.

Nga LSDM thonë se në kohën e OBRM-PDUKM-së amvisëritë janë shkyçur nga ngrohja qendrore, ndërsa shteti i ka detyruar të paguajnë edhe pse nuk e kanë shfrytëzuar shërbimin.

“Për 11 vjet gjatë kohës së OBRM-PDUKM-së, u ndërtuan vetëm 18 megavat elektrana fotovoltaike, për të cilat 20 vjet do të paguajmë çmime të larta të energjisë. Sot, Elektranat e Maqedonisë së Veriut eksportojnë energji dhe ka përfitim prej 80 milion euro, para të cilat investohen në mbrojtjen e mjedisit jetësor”.

“Qeveria ka dhënë leje për 35 megavat elektrana të reja fotovoltaike për të cilat nuk paguan kurrfarë tarife, ndërsa Elektranat e Maqedonisë së Veriut janë para fillimit të ndërtimit të elektranës së re në minierën e vjetër në Oslomej prej 10 megavat”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se vetëm për dy vjet e gjysmë i ka rritur pagat më shumë se OBRM-PDUKM, gjatë 7 viteve./Telegrafi/

Exit mobile version